Gjykata Kushtetuese vijon të jetë në vëmendjen e të gjithëve, këtë të enjte u shënuar replika dhe sulmet e radhës midis presidentit dhe shumicës në pushtet.

 

Përmes një deklarate për mediat Ambasada Amerikane në Tiranë, sugjeroi që çështja e emerimëve të dergohej për opinion në komisionit e Venecias.

 

Nga ana tjetër presidenti Meta beri thirrje qe te mbahen larg duart nga gjykata kushtetuese kurse shumica po e fut kete ceshtje ne dosjen e hetimit parlamentar qe synon shkarkimin e presidentit.

 

Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata në një intervistë me Aleksandër Furrxhiun në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus është shprehur se dërgimi i çështjes në Venecia nuk është zgjidhje, pasi sipas tij komisioni i Venecias jep këshilla jo vendime.

 

Si ekspert, zoti Muçi pas vendimit nga vettingu ai deklaroi se nuk largohet nga detyra, si mendoni ju?

Qëndrimi i PD-së është dhënë dhe ne respektojmë vendimet e vettingut dhe nuk i komentojmë ato, sidomos vendimet për shkarkimin sidomos. Rasti konkret është së pari se përderisa ishte ankimuar çështja, ankimi ka karakter suspensic, pezullues, nuk duhet të ishte futur në procedura nga ana e KED, Besnik Muçi, ndaj jemi këtu ku jemi dhe ka pengesë zgjehdja e tij. Rrëzimi nga vettingu të jep pengesë zgjedhore që të zgjidhesh nga organet e mëtejshme. Ai nuk do të duhej të ishte futur në garë, pasi këtu nuk është çështja e presidentit pasi ai është i detyruar që të zbatojë listën e dhënë nga KED.Është bërë që politika të mos prekë dhe të mos fusë duart në organet e reja të drejtësisë në parim, se ne e dimë se çfarë spo bëhet. Kur i çon listën KED presidenti zgjedh emrin, dhe nuk i hyn çështjes je apo jo në vetting.

 

Çfarë mendoni ju në të gjithë procesin e realizuar deri më sot, gati 2 vjet procesi i vettingut thuajse e ka përgjysmuar të gjithë klasën e gjyqtarëve dhe prokurorëve?

Problemi është se ne si parti nuk i kemi komentuar asnjëherë vendimet e vettingut, sidomos të shkarkimit e veçërisht nga Apeli. Ajo që ne kemi konstatuar nga KPK nga shkalla e parë ka qenë standarti që ai ka mbajt ndaj Muçit dhe të tjerëve duhet të mbante dhe ndaj Dvoranit që nuk justifikon 90 milion lekë apo euro, duhet të mbante ndaj Donika Prelës, vetëm këto kemi kontenstuar persona që i ka konfirmuar dhe pse. Shikoni se çfarë shërbimi po i bëjnë Edi Ramës, Dvorani me këto që ndodhën në Gjykatën Kushtetuese, Donika Prela me bllokimin e dosjes 184 dhe 339. Kushe ka kaluar vetingun në shkallë të madhe pavarsisht nëse është apo jo ankimuar, këto janë çështje tjera. Por kush e ka kaluar vettingun në hkallën e parë do të thotë se ka qenë vullneti i kryeministrit.

 

Ambasada e SHBA-së ka sugjeruar që kjo çështje kaq e debatuar të shkojë për opinion në Venecia, si është për PD-në ky propozim?

E para jemi vonë dhe e dyta është jo efektive. Nuk vë në dyshim që ambasada amerikane me këtë është munduar që të hedhë pak ujë në zjarr, por duhet ta njohin mirë Ballkanin dhe Shqipërinë pasi edhe kur mundohen me e bërë diçka të mirë nuk merret vesh çfarë ndodh. Të gjitha këto që po ndodhin me reformën në drejtësi, ndërkombëtarët u nisën nga një qëllim i mirë por nga gjërat e vogla ne ta bëjmë dhe ta hedhim poshtë. Në rastin konkret PD-ja ka këtë qëllim pasi së pari është zgjedhja e Xhaferllarit dhe ka filluar punë pas betimit mbi kushtetutë, ja të mendojmë se Venecia që nuk i takon, kjo është mbyll pasi është marrë ai vendim. Venecia jep këshilla jo vendime, sa herë kanë ardhë vedimet e saj nga debati se cili gjyqtar duhet të jetë në Kushtetuese do të kalojë debati në cilin paragraf të Venecias thuhej te i pari apo i dyti, pasi asnjëherë nuk është pranuar në mënyrë unison nga palët qëndrimi i Venecias.

                             

Për presidentin Meta kemi në vend një grup të strukturuar diplomatik, që të kujton togfjalëshin grup të strukturuar kriminal që po mbështet veprime mafjoze në lidhje me Kushtetuesen, cili është qëndrimi i PD-së në lidhje me këtë?

Për këtë duhet të pyesni presidentin dhe departamentin e PD-së në marrëdhënie me jashtë pasi unë jam te pjesa juridike, por ne i kemi dhënë të gjitha në lidhje me faktorin ndërkombëtar. Unë kam thënë se ato nuk u nisën nga qëllimi i keq dhe kanë harxhuar disa miliona euro për reformën në drejtësi, por kryeministri më Dvoran, me Arta Mark e me të gjithë këto njerëzit e tij duke kapur institucionet kërkon q ëtë kapë dhe drejtësinë. Kryeministri kërkon o të kapë Kushtetuesen ose ta bllokojë atë, dhe këto përplasjet janë faktet që ndërkombatërët nuk i kanë menduar kur kanë kërkuar reformën në drejtësi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *