Subscribe

Juristi Çlirim Gjata deklaroi për gjatë emisionit “Quo Vadis” se kryeministri Edi Rama nuk e lëshon Kryepolicin Ardi Veliu sepse i ka besuar këtij të fundit të gjitha krimet e tij.

 

Sipas Gjatës, Veliu di çdo lidhje të Ramës me krimin ndërkombëtar dhe kanabisin.

 

“Ardi Veliu di të gjitha lidhjet e Edi Ramës me krimin ndërkombëtar dhe kanabisin. Pse e mban? Për lidhjet që ka me krimin e organizuar, trafikun ndërkombëtar. Keni dëgjuar për një oficer të SHÇBA që i kërkoi Gjermania të largohet se na ka dekonspiruar? E pezulluan, por nuk e kanë arrestuar sepse ju di të gjitha sekretet. Prandaj e mban Ardi Veliun ai. E mban si dorë të fortë për të shtypur çdo lloj proteste e revolte. E mban për zgjedhjet që vijnë, për të kërcënuar njerëzit, për të vjedhur votat. Ardi Veliu duhet të hyjë në burg sepse ka shpërdoruar detyrën. Ardi Veliu ka dashur të mashtrojë.”

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *