Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
15 April 2026
Vizion fokus

Tjetër sulm me armë në një shkollë në Turqi,...

“Presim dy ditë të mrekullueshme”, Trump: Mund të përfundojë...

Bayern-Real, “magji” në Vizion Plus! Sonte superdueli i Ligës...

Hoqi organin e gabuar gjatë operacionit, kirurgu nga Florida...

Vuçiç shton investimet në ushtri: Situata ka ndryshuar për...

Mëngjesi i Vëllazërimit bashkon komunitetet fetare në lutje për...

Veliaj mungoi, shtyhet seanca në GJKKO ndaj kryebashkiakut të...

“Shqipëria 2030 në BE më shumë se një aspiratë”,...

“Bota përmbys”, ish-kryebashkiaku i New York “bëhet shqiptar”, Rama:...

Sanchez: Marrëdhënie të forta me Kinën në interes të...

“Giro d’Italia” në Tiranë, Veliaj pret Presidentin e Federatës Evropiane të Çiklizmit: Do shkëlqejmë sërish

25 Janar 19:03

Në muajin maj, Shqipëria do të jetë epiqendra sportive e Europës, pasi do të jetë pritësja e startit të “Giro d’Italia” në çiklizëm. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në takim Presidentin e Federatës Evropiane të Çiklizmit, Enrico Della Casa, të cilit i dhuroi Kullën e Sahatit. Ai siguroi se Tirana do të bëjë gjithçka që të shkëlqejë në organizimin edhe të këtij eventi. Veliaj shprehu bindjen se kjo garë do jetë vetëm fillimi i një tradite të gjatë dhe që e vendos Tiranën edhe në hartën e eventeve euro-çiklistike.

“Do bëjmë maksimumin që eksperienca e Tiranës, jo vetëm nga ana e infrastrukturës, por nga ana e kulturës, kulinarisë, artit, këtë vit që jemi edhe Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut, të shkëlqejmë. Jam i sigurt se edhe Durrësi e Vlora, në segmentet që ata do përfaqësohen, do bëjnë maksimumin e tyre dhe shpresoj që të jetë vetëm fillimi i një tradite të gjatë dhe që e vendos Tiranën edhe në hartën e të gjitha eventeve euro-çiklistike”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se kjo frymë për të rritur numrin e pedaluesve në kryeqytet do të vijojë edhe në të ardhmen. “Unë ju konsideroj më shumë aleat, sepse me gjithë përpjekjet që kemi bërë për të rritur frymën e pedaluesve, çiklistëve, duke filluar që nga kopshtet me fëmijët e vegjël që mësojnë biçikletën, duke vijuar me shkollën e biçikletave që e kemi tek stadiumi, të mësojnë biçikletën, të jenë miqësorë me mjedisin, të jenë aktivë nga ana fizike, dhe qershia mbi tortë ishte lajmi që na u dha nga Kryeministri për ‘Giro d’Italia’ në Tiranë”, tha Veliaj.

Presidenti i Federatës Evropiane te Çiklizmit, Enrico Della Casa u shpreh se “Giro d’Italia” është një vitrinë shumë e rëndësishme, jo vetëm në aspektin sportiv, por gjithashtu në aspektin turistik, gastronomik dhe kulturor. “Është një shkëmbim tejet i rëndësishëm mes Shqipërisë dhe Italisë, ndaj do të doja të falënderoja Tiranën për mikpritjen që ju do rezervoni për çiklizmin botëror. Jemi veçanërisht të lumtur, për faktin që ndodhemi këtu dhe të ndajmë me ju këtë moment. Është një projekt që do të vazhdojë gjatë dhe një vizion për çiklizmin. Duke parë qytetin tuaj, të projektuar me këto korsi biçikletash, do të thotë që jeni në rrugën e duhur, në rrugën e çiklizmit”, deklaroi Enrico Della Casa.

Kreu i Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli, u shpreh se Tirana është kthyer në qytetin e parë në Evropë për aktivitete ndërkombëtare sportive. “Tirana ka qenë qyteti që ka pasur aktivitete gjatë këtyre 6 muajve të fundit, qyteti i parë në Evropë për aktivitete ndërkombëtare, sportive, asamble të ndryshme, siç ishte ajo e Solidaritetit Islamik dhe kampionatet. Është zhvilluar  maratona, një nga maratonat më të mëdha është futur në hartën e maratonave të botës; Taikwando, Kongresi dhe kampionati Botëror i Federatës së Mundjes dhe aktivitete pa fund. Çiklizmi në muajin maj do të sjellë  për herë të parë në Shqipëri “Giro d’Italia”, ku 200 televizione në mbarë botën do vijnë këtu, për të ndjekur këtë garë, sportistë të ndryshëm, personalitete ku Shqipëria do të jetë në gjithë mediat e botës. Ky është sporti”, deklaroi Ylli.

Posted Under:
Anash Sport
Tagged:
“Giro d’Italia” Veliaj Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Nis puna për “rregulloren”, PD kundër miratimit të ligjeve të integrimit me procedurë të përshpejtuar

më shumë...

Kanosën 30-vjeçarin dhe i kërkuan 30 000 euro, arrestohen 3 autorët në Vlorë

më shumë...

Sorensen sot në Kosovë për takim me Kurtin

më shumë...

Tjetër sulm me armë në një shkollë në Turqi, raportohet për viktima dhe të plagosur (VIDEO)

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

3:11

Nis puna për “rregulloren”, PD kundër miratimit...

3:04

Kanosën 30-vjeçarin dhe i kërkuan 30 000...

2:53

Sorensen sot në Kosovë për takim me...

1:53

Tjetër sulm me armë në një shkollë...

1:38

Mimoza Ahmeti bën rrëfimin e rrallë në...

1:18

“Presim dy ditë të mrekullueshme”, Trump: Mund...

12:29

Bayern-Real, “magji” në Vizion Plus! Sonte superdueli...

12:02

Pranga për zjarrin në pallat, arrestohen inxhinieri...

11:56

Kaosi me transportin urban, qytetarët vuajnë pasojat...

11:48

Ulet çmimi i naftës, Bordi i Transparencës...

11:31

Rama do dëshmojë për “Partizanin”, Gjykata pranon...

11:31

Hoqi organin e gabuar gjatë operacionit, kirurgu...

11:25

Vuçiç shton investimet në ushtri: Situata ka...

11:16

Mëngjesi i Vëllazërimit bashkon komunitetet fetare në...

10:54

Ishte kthyer në makth për qytetarët, arrestohet...

10:42

Veliaj mungoi, shtyhet seanca në GJKKO ndaj...

10:30

“Shqipëria 2030 në BE më shumë se...

10:27

Zjarr i madh në Tiranë, reagon Rama:...

10:13

“Bota përmbys”, ish-kryebashkiaku i New York “bëhet...

9:56

Zëvendëskryeministrja Koçiu në QSUT: Të lënduarit nga...

Më të klikuarat

  • Si u emërua prokuror Ols Dado? Flet për herë të parë Bamir T...
  • Zjarr i madh në Tiranë, reagon Rama: Pallati do të rindërtoh...
  • Trishtuese/ Nëna me foshnjën në krah dhe të moshuar nxitojnë...
  • SPAK operacion në disa qytete, urdhërarreste për trafik të l...
  • Mimoza Ahmeti bën rrëfimin e rrallë në Ferma VIP për partner...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.