Kryeministri Edi Rama shprehet se gjatë kërkimeve në varrezën masive mesjetare në Përmet janë zbuluar objekte të tjera. Sipas tij, zbulimi i varrezës shton informacionin për gjeografinë kulturore të tokës arbërore.

 

Kreu i qeverisë shkruan se sipas studimeve paraprake, vathët, unazat dhe varëset e zbukuruara i përkasin mesjetës së hershme, prej shek. VIII-IX deri në XI.

 

“Vazhdojnë gërmimet arkeologjike në varrezën e zbuluar mesjetare të Përmetit. Specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe DRTK Gjirokastër kanë nxjerrë në dritë të tjera objekte dhe po dokumentojnë rezultatet e gërmimeve.  Sipas studimeve paraprake, vathët, unazat dhe varëset e zbukuruara i përkasin mesjetës së hershme, prej shek. VIII-IX deri në XI. Zbulimi i kësaj varreze shton informacionin për gjeografinë kulturore të tokës arbërore.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *