Tragjedia e Gërdecit është ngjarja më e rëndë ku u implikuan zyrtare të rëndësishëm dhe institucione shtetërore.

 

Humbja e 26 jetëve njerëzore ka mbetur edhe sot pa u ndëshkuar, ndërsa familjarët e viktimave e kanë humbur besimin te drejtësia.

 

Për të folur më shumë rreth kësaj çështje në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus ka qenë avokati Dorian Matlia.

 

Edhe 11 vjet pas ngjarjes familjarët e viktimave të tragjedisë kërkojnë drejtësi, pse nuk ka funksionuar sistemi në rastin e Gërdecit?

 

Është e vështirë që të themi një përgjigje të shkurtër, sistemi në fakt nuk përfshin vetëm gjykatat por një tërësi ligjesh që nuk janë të lartësisë së duhur. Pasi ka persona të cilët janë dënuar me 6 vite  e 8 muaj burg ndërkohë që vepra penale parashikohet maksimumi i dënimit deri më 10 vjet burg. Nëse kërkohet gjykimi i shkurtuar dhe i jepet atëherë ulet në 6 vjet e 8 muaj, por ka qenë ligji favorizues në këtë rast. Pra ligji ka qenë favorizues edhe për të tjerët gjë që ka qenë dhe një nga diskutimet për tu përmirësuar këto ligje por që nuk është bërë asgjë.

 

 A ka hapësira juridike që kjo çështje të rihapet, cila është rruga ?

 

Hapësira juridike që  të rihapet çështja për personat që janë gjykuar dhe janë dënuar nuk ka, ndërsa përsa i përket çështjes mbi akuzat apo fakteve të reja që mund të dalin apo ndonjë person që ka ngelur ende i pagjykuar edhe sot e kësaj dite që është ministri i Mbrojtjes së asaj kohe Fatmir Mediu, ekzisto mundësia që ai të shkojë të gjykohet. Këtu nuk është fjala për të pritur patjetër një dënim apo pafajsie por është ideja që ti nështrohet një gjykimi të plotë.

 

Mund të ndodhë kjo me fillimin e funksionimit të institucioneve të reja të drejtësisë ?

 

Jo nuk ka lidhje me këtë pjesë. Reforma në Drejtësi nuk ka lidhje me këto çështje që kanë ndodhur por me ato që mund të vijnë në të ardhmen, ajo që mund të ketë efekt është një vendim që mund të marrë Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, nëse do ta gjykojë shkelje mënyrën se si nuk u bë gjykimi ndaj këtij personi dhe në këtë rast ekziston që të nisë hetimi nga fillimi atje ku nuk ka filluar kurrë praktikisht. Thotë se disa nga familjarët e viktimave kanë paraqitur një kërkesë në gjykatë për të revokuar vendimin e pushimit të çështjes që është marrë në vitin 2009.

 

Sa padi janë duke u shqyrtuar aktualisht në administrative?

 

Në gjykatën Administrative në dijeninë time janë mbi 45 padi, pasi bëhet fjalë jo vetëm për familjarë të viktimave por edhe për persona të plagosur,përsa i përket plagosjeve të lehta nuk ka raste në gjykatë por në rastin e plagosjeve të rënda që janë në Gjykatë përveç rastit të viktimave. Prej tyre kanë arritur të përfundojnë dy shkallë të gjykimit dhe janë vënë në ekzekutim gjysma e tyre ndërkohë pak më shumë se gjysma janë në shqyrtim nga gjykata eApelit.

 

A e kanë marrë dëmshpërblimin familjarët e viktimave dhe ata që u dëmtuan nga shpërthimi ?

 

Po kanë nisur të marrin dëmshpërblimin ato që u dëmtuan nga shpërthimi, por kjo do ende shumë kohë, pasi disa prej rasteve janë të bllokuara nga Gjykata e Lartë, kemi parasysh se ajo nuk është funksionale për momentin. Kemi të paktën 5 raste që mund të vonohen edhe me vite të tëra derisa të rindërtohet Gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *