Subscribe

Petrit Behari është një ish ushtarak që punonte në “ fabrikën e vdekjes ” në Gërdec. Ditën e ngjarjes ai shpëtoi vetëm me disa plagë, por këtë fat nuk e patën 2 kolëgë të tij.

Ky është viti 11 që Petriti vjen në Gërdec për të përkujtuar jo vetëm shokët por 26 viktimat që pothuajse i njihte të gjithë.

Për ish ushtarakun me eksperiencë në Gerdec nuk ndodhi një aksident teknologjik por një gabim njërëzor, për të cilin sipas tij sot nuk janë të dënuar përgjegjësit.

 

PETRIT BEHARI

ISH USHTARAK

“ Sa heri vi më kujtohet ajo ditë , më kap ankthi nuk jam vetvetja. Janë dënuar të pafajshëm, duhet të rihapet, duke nisur nga ish ministri Fatmir Mediu ”.

 

Besimin te drejtësia e ka humbur edhe , Ilirjan Deliu i cili humbi 5 anëtarë të familjes së tij.

 

ILIRJAN DELIU

 “ Ska drejtësi, gërdeci përdoret për politike në parlament po se besoj se do kete ndonjeher drejtesi kanë kaluar 11 vjet ”

 

Ora 12 pa 10 e çdo 15 marsi është momenti kur memorialit në përkujtim të 26 viktimav,e i drejtohet kortezhi i familjarëve. Zamira Durdaj që humbi djalin 6 vjeçar,  me kalimin e viteve po humb shpresat edhe tek gjykata e Strazburgut.

 

ZAMIRA DURDAJ

“ Që nga renia e korrupsionit, pranimi i gjykimit shkurtuar, mos hetimi ministrit, kemi ankimuar procesin ne staburg nuk ka përgjigje, Xhevair Zaganonjori thotë që kemi përparsi, ku është përparsia ime ”.

 

Pas ceremonise përkujtimore për të 11-tin vit rradhazi familjarët u larguan më shpresën se drejtesia do flasë për ti shuar sa do pak dhimbjen.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *