Genta nuk di të ndalet. Pas publikimit të këngës “Squat baby”, këngëtarja po bën të pamundurën për të ftuar publikun të dëgjojë këngën, duke e promovuar atë në mënyrën e duhur. Së fundmi ka postuar në facebook një foto, e përkulur sipër një bilardoje gati për të bërë goditjen e saj, por më parë fton publikun të ndjekë këngën e saj.

Kënga e publikuar 4 ditë më parë deri më tani numëron 844,345 klikime. Genta rishfaqet po aq trasgresive dhe provokuese në këtë projekt . Këtë herë ka zgjedhur të bashkëpunojë me Alfred Sulën për produksionin muzikor dhe Entermedian për realizimin  e klipit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *