Subscribe

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj ndodhet për vizitë në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në ministerialin e NATO-s.

 

Shefi i diplomacisë u takua në Uashington me senatorin Ron Johnson, si dhe kongresmenin Lee Zeldin. Gjatë këtyre takimeve, zyrtarët e lartë amerikanë diskutuan rreth zhvillimeve të fundit në Shqipëri dhe përpjekjet në kuadër të reformave për hapjen e negociatave.

 

Te dy zyrtaret vlerësuan angazhimin e Shqipërisë sa i përket reformave me qëllim çeljen e negociatave në qershor.

 

Në fokus të bisedimeve ishin gjithashtu përgatitjet për marrjen e kryesisë së radhës të OSBE-së në vitin 2020, si dhe angazhimet e Shqipërisë si pjese e Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *