Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo akuzon kryeministrin Edi Rama se po vulos shkëputjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, e cila zhvillon konferencën e parë ndërqeveritare në dhjetor për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE.

Përmes një postimi në “Facebook”, Pollo tha këtë të premte se kreu i qeverisë kritikoi Bashkimin Evropian “gjasme” për Kosovën, por që në mendje kishte refuzimin ndaj tij.

“Si gjithmonë fajin ia kanë të tjerët! Sot fajin ja ka Europa. E shau Bashkimin Europian gjoja për Kosovën por në mendje kishte refuzimin europian ndaj despotit ballkanik që ai përfaqëson. Jo vetëm nuk do t’ia dijë për kushtet por po prish me dorë dhe ato gjëra që nuk ishin problem. Rama po vulos shkëputjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, e cila merr konferencën e parë në dhjetor. Konferencën e Shqipërisë e çon në esfel sa të jetë ai aty ku është. Por nuk ka si të jetë gjatë aty. Çfarëdo që të bëjë nuk e shtyn më gjatë se prilli. Ai muaj do të jetë kthesë për shumëçka; edhe për negociatat me BE”, deklaroi Pollo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *