Subscribe

Genc Ruli dhe Besnik Mustafaj te dy themelues te Partisë Demokratike janë kthyer për here te pare ne selinë e PD qe pas momentit te publikimit te listave te kandidateve për deputet majin e 2017 qe shkaktoi çarjen e partisë me te madhe te opozitës.

 

Te dy politikanet kane takuar përreth 30 minuta kryetarin e PD Lulzim Basha dhe ish-kryetarin Sali Berisha, por kane preferuar te mos japin detaje për bisedën.

 

Besnik Mustafaj: “Biseduam për të gjitha gjërat që mund të bisedohet në një takim informal.

 

Mustafaj eshte takuar dhe me pare me kryetarin e PD Lulzim Basha gjate periudhës se hartimit te ndryshimeve ne statut qe u langua si një moment bashkimi i partisë.

 

Ndërsa Genc Ruli nuk i ka kursyer kritikat ndaj Bashes e ka pasur një marrëdhënie te ftohte edhe me Sali Berishen. Një vit me pare Ruli deklaroi se largohet nga politika por ky takim ngre pyetjen nëse Genc Ruli do te rikthehet.

 

Genc Ruli: “Pa mbaruar bahçen dhe pa mbjellë pemët nuk kthehem në jetën politike.”

-Kishit ndonjë këshillë për zotin Basha për bashkimin e partisë?

-S’mendoj se kam aq mend sa tu jap këshilla të tjerëve. Kam eksperiencë sa për vete. Ishte me gjithë mend shkëmbim bisede mes miqsh për gjëra të ndryshme si i sheh ai, si i shohim ne.”

 

Pak muaj me pare Lulzim Basha nisi procesin e zgjedhjeve ne PD qe sipas tij do te duhet te shërbente si proces bashkimi. Por përveç takimeve me Mustafajn e Rulin, nuk ka asnjë shenje paqeje mes tij dhe ish-nënkryetares se PD Jozefina Topalli, ish-sekretarit te përgjithshëm Ridvan Bode, ish-ministres se integrimit Majlinda Bregu. Ndërkohë qe Astrit Patozi ka lajmëruar publikisht se nuk është me anëtar i Partisë Demokratike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *