Genc Prelvukaj sapo na ka lajmëruar se do godasë me këngën e re që do publikojë shumë shpejt.

Një këngë e cila I dedikohet fëmijëve të zyrtarëve shtetërorë e trafikantëve që janë pasuruar në mënyrë të jashtëligjshme. “Lek i modh” është titulli I këngës së tij e cila do të vijë në bashkëpunim me Granit Ismajlin.

Kënga godet meshkujt e paedukate e te pakulture, fëmijë apo te afërm te zyrtarëve shtetërorë, biznesmenëve, trafikanteve dhe secilit të pasuruar paligjshëm, që na irritojnë me idiotësinë e tyre çdo ditë”, shkruan ai.

Për më tepër, këto projekte lançohen nga të tjerë persona, por në mënyrë të dobët, thotë Genci.

“Ne studio tek ne, shpesh vijne disa njerez, na afrohen fshehtar te dera, na incizojne punen, dmth i vjedhin idete, motivohen, marrin shembull, pastaj kthehen e i realizojne ne studiot e tyre ato qe i degjojne. Gjithsesi nxitojne per ti nxjerre para nesh. Mua sme vjen keq, sepse me kete pune treojne sa te medhenj e te pashterrshem jemi ne, e sa te harxhuar jane ata. E vetmja gje qe me vjen keq eshte qe i realizojne tmerresisht dobet”, shkruante këngëtari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *