Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka reagoi pas lajmit për dërgimin e trajnerit të Kukësit, Skënder Gega në Turqi për kurim. Duka shprehu mbështetjen e tij në Gegën dhe tha se ai do ta fitojë këtë betejë të vështirë me COVID-19.

 

“Lajmi për rëndimin e gjendjes shëndetësore të trajnerit dhe mikut Skënder Gega më shqetësoi në këto ditë të vështira të pandemisë. Uroj, që sa më shpejt gjendja e tij të përmirësohet dhe ai të kthehet në fushat dhe stadiumet e futbollit për të dhënë kontributin e tij të pazëvendësueshëm. Kurajo Skënder! Jemi të gjithë me ty në këto caste delikate dhe të vështira. Jam i bindur që ti do ta fitosh edhe këtë betejë, siç ke bërë gjatë gjithë jetës tënde.”

 

Klubi i Kukësit njoftoi këtë të mërkurë se gjendja shëndetësore e Skënder Gegës është rënduar për shkak të virusit. Ai u dërgua në Stamboll për të marrë trajtim më të specializuar për mushkëritë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *