Gjatë një bashkëbisedimi me pronarin e një fidanishteje në Gjergjan, drejtuesi politik i PD për Elbasanin, Gazment Bardhi u shpreh plot bindje se plani i PD do të sjellë përkrahje direkte për çdo fermer.

 

Sipas tij, lehtësitë e programit të PD do ta rikthejnë sërish pronarin në rrugën e mirëqënies dhe krijimit të vendeve të reja të punës.

 

“I kanë vënë të gjitha fondet në një dorë sepse kanë vënë kritere që të përjashtojnë fshatarin e zakonshëm, ndërkohë gjendja në bujqësi është kjo që është. Ne e kemi vënë prioritet bujqësinë dhe mbështetjen për fermerët dhe fshatarët sepse ka shkuar gjendja në atë nivel që nuk mban më…Kjo që ka ndodhur është e paimagjinueshme, t’i marrësh të gjithë lekët dhe t’i përqendrosh në një dorë dhe të lësh një million fshatarë dhe fermerë në gjendje mjerimi dhe të mos i mbështesësh, por përkundrazi t’i shkelësh me këmbë, t’i gjobitësh, t’i marrësh sa më shumë taksa, t’i rrisësh çmimin e energjisë elektrike, të rrisësh çmimin e naftës se ka rrit çdo gjë, e ka çuar në degradim bujqësinë…E rëndësishme dhe lajm i mirë është që në 25 prill, ju bashkë me ne do bëheni pjesë e ndryshimit dhe do na keni në krah. Fshatarët dhe fermerët janë në gjendje mjerimi, do t’i prijnë ndryshimit se realisht ka vajt atje ku nuk mban më. Të gjithë bashkë për të sjellë ndryshimin në datë 25 dhe të fillojmë punën që na pret në datë 26 e më tej. Fermeri dhe fshatari do ta kenë në krah qeverinë dhe jo ta kenë përballë ose armike.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *