Në një intervistë në Motor Plus në Vizion Plus me Rudi Hizmo, aktori i njohur i show-t, “Portokalli”, Gazmend Paja i pyetur lidhur me vazhdimësinë e tij në shown e humorit, ai u përgjigj:

 

“Ne jemi si futbollistët, vëlla, nëse dikush na ofron diçka më të mirë pse jo. Unë jam njeri besnik si natyrë, por në një moment kur nuk më ofrohen të gjitha gjërat sigurisht që do të shikoj punën time. Për momentin jam mirë tek Portokalli, nëse televizoni ku jam aktualisht nuk vazhdon në linjat që unë kam nisur unë, shoh shtëpinë time dhe nuk ma ndjen fare. Sepse pazaret i kam bërë me një burrë tjetër që fatkeqësisht nuk është më. Unë jam në “Portokalli” por nuk përjashtoj mundësinë të jem kudo.”

Motor Plus ka rinisur rrugëtimin e tij çdo të diel, ora 19:35 në Vizion Plus duke sjellë ndër të tjera intervista me personazhe të njohur të artit, kulturës, politikës e të tjerë, që mbi të gjitha i bashkon pasioni për makinat dhe motorët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *