Gazmend Bardhi, një nga tre deputetët e PD-së të cilët publikuan fillimisht audio përgjimin ku pretendohet se vëllai I ministrit Xhafaj flet me një tjeter person për trafik drogë, bëri të ditur për Vizion Plus se materiali në fjalë është I 5 muajve të fundit dhe kjo dëshmon qartësisht se trafiku I drogës ka vazhduar edhe në kohën që Fatmir Xhafaj drejton ministrine e brendshme.

 

Bardhi, ish Minister I Drejtësisë, një vit më parë në periudhën e paktit Rama-Basha, bëri të ditur në emisionin “7 pa 5” se do të ketë të tjera përgjime që implikojnë Xhafajn dhe qeverinë në këtë cështje e që do të bëhen publike nga Partia Demokratike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *