Dhuna që shpërtheu në hyrje të kryeministrisë nga protestuesit e opozitës duket se do të ketë pasoja serioze shëndetesore tek qytetaret dhe policët.

 

Pamjet e para tregojnë se nga përleshjet e protestuesve me policine dhe nga hedhja e tymuese dhe e ujit nga forcat e rendit kanë mbetur të plagosur disa persona.

 

Por një numër i konsiderueshem policësh gjithashtu janë lënduar në proteste, ndonëse është shumë shpejt për një bilanc paraprak.

 

Fillimisht policia nuk ka bërë shumë rezistence në momentin e parë kur protestuesit kanë carë kordonin por më tej forca rendit kanë qëlluar nga pjesa e catisë së kryeministrisë me tymyese.

 

Mbeshtetesit e opozites shqyer rrjeten me te cilen ishte mbuluar pjesa e jashtme e kryeministrise dhe me pas kane care xhamat e deres kryesore. Por ne kete moment ata jane kapur ne befasi pasi brenda ne katin e pare te kryeministrise kane qene forca policie te cilet kane sulmuar me uje protestuesit duke i detyruar te terhiqen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *