Një gazetare nga Rusia, Irina Slavina ka ndërruar jetë, pasi i vuri flakën vetes përpara një zyre të Ministrisë së Brendshme. Para se të ndërrmerte këtë akt, ajo shkruante në “Facebook” që të fajësojnë Federatën Ruse për vdekjen time.

Slavina u shpreh të enjten se policia kishte kontrolluar banesën e saj, duke i kërkuar materiale në lidhje me grupin pro-demokracisë “Rusia e Hapur”.

Në kërkim të provave që dëshmonin lidhjen e pretenduar të gazetares me një grup opozitar, asaj i sekuestruan kompjuterë, telefona dhe pajisje tjera.

Ajo ishte drejtonte webfaqen Koza.Press dhe ishte gjobitur disa herë për artikujt e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *