Kryeministri Edi Rama priti në zyrë këtë të diel gazetaren e “BBC”, Yalda Hakim, që ka ndihmuar në operacionet e evakuimit të afganëve.

 

Kreu i qeverisë theksoi në “Twitter” se është një nder të punosh me të për t’u siguruar një jetë më të mirë refugjatëve.

 

“Një nder të punosh krah për krah Yalda Hakim dhe njerëz të tjerë të mëdhenj për të nxjerrë nga ferri fëmijë, gra dhe burra dhe për t’i bërë ata të ndihen si në shtëpi në Shqipëri. Pasi t’i strehojmë ata duhet t’u ofrojmë atyre një jetë të re. Për ata, për ne, për fëmijët tanë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *