Gazetari Jul Kasapi ka folur për operacionin e bujshëm të SPAK, “Plumbi i artë”.

 

Në studion e “Quo Vadis” Kasapi tha se ka rezervat e tij për këtë operacion pasi nuk kanë kapur “kokat e mëdha. Ai theksoi se ka pasur dekonspirim sepse sipas tij, është tentuar t’i thuhet dikujt që të largohet.

 

“Kam rezervat e mia pasi një pjesë e madhe, kokat e mëdha nuk janë kapur. Ky operacion ose zbërthimi i bashkëpunëtorit të drejtësië tregoi sa vunerabël janë burgjet shqiptare, aty ku porositen vrasje të bujshme. Mendoj se ka dekonspirim sepse është tentuar t’i thuhet dikujt që të largohet dhe ky nuk është rasti i parë. Ky është i përmasave me të mëdha. Në Shqipëri ka pasur gjithmonë dekonspirime. Në policinë e shtetit ka pasur drejtues që shisnin informacionet te subjektet”, tha Kasapi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *