Në intervistën e dhënë në Motor Plus, të dielën në Vizion Plus me Rudi Hizmon, aktori i njohur Gazmend Paja u pyetur ndër të tjera edhe për projektet e tij në kinematografi sikurse kanë bërë kolegët e tij, ai u përgjigj:

“Unë në fakt nuk e dija që mund të ishte si një garë, por mesa duket është bërë e tillë. Unë do të preferoja të punoj, ta pjek mirë gjënë, jam në fakt duke punuar, hera e parë që e them këtë publikisht. Jam duke punuar me një skenar mjaft interesant dhe të vështirë, kështu që do ta pjek mirë edhe më pas do vendos. Bëhet fjalë për një tragjikomedi që do ketë skena të dhimbshme të realitetit shqiptar siç ka edhe gjera funny. Pra me pak fjalë jeta jonë.”

Motor Plus ka rinisur rrugëtimin e tij çdo të diel, ora 19:35 në Vizion Plus duke sjellë ndër të tjera intervista me personazhe të njohur të artit, kulturës, politikës e të tjerë, që mbi të gjitha i bashkon pasioni për makinat dhe motorët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *