Subscribe

Nje tjetër akuze vjen ndaj forcave qeveritare siriane per përdorimin e armeve kimike dhe konkretisht gazit klorin ne qytetin e Alepos. Keto pamje vijne nga nje spital lokal, ku kane marre mjekim rreth 80 persona, nje pjese e madhe e te cilëve fëmijë. Ata kane shfaqur probleme te renda me frymëmarrjen dhe kane përdorur maskat me oksigjen. Burime mjekësore dhe Mbrojtja Civile Siriane, një grup vullnetarësh qe vepron në zonat e kontrolluara nga rebelët, theksojnë se bombat me klorin jane lëshuar nga helikopterët e qeverisë se presidentit Assad. Ne disa pjese te qytetit banoret jane te bllokuar dhe kane mungesa te ushqimit, ujit, ilaçeve dhe karburantit.
Muajin e kaluar nje raport i OKB theksonte se forcat qeveritare kane përdorur gaz helmues ndaj civileve ne dy vitet e shkuara, por qeveria e ka mohuar nje gje te tille. Nga ana tjeter, Rusia, nje aleate e qeverise ka akuzuar rebelet se kane përdorur gaz helmues ne zonat e kontrolluara nga qeveria. Përpjekjet per nje armëpushim ne Siri kane rezultuar te pasuksesshme, pavarësisht perpjekeve te SHBA dhe Rusisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *