Gazmend Bardhi, kandidat i PD në qarkun e Elbasanit vizitoi këtë të martë një fidanishte në zonën e Belshit.

Sipas tij aty dallon qartësisht vec mundit individual,  problemet që ka sjellë mungesa totale e mbështetjes nga qeveria.

Bashkebisedimi i Bardhit me fermerët e zonës, shpërndarë për mediat nga selia blu:

 

Gazment Bardhi: Pa mbështetjen e shtetit ti ke bërë gjithë këto mrekulli dhe ja del me forcat e tua.

Faslli Zekthi: …dhe me sulme!

Gazment Bardhi: Imagjino çfarë bën ti po të kesh shtetin në krah.

Faslli Zekthi: Sa iku Partia Demokratike është bllokuar liqeni, nuk ka ujë, kam ndërtuar dy puse, 15 milionë lekë, për vaditje, nuk ka as ujë asnjë gjë. Kemi një këtu përshembull, është një oligark i vogël, ai ka lekë ndërtimi, çfarë i duhet fidani i ullirit atij, që ta çojë ullirin në Seferan, ullirin e çoj unë, se unë e kam këtë punë…

Gazment Bardhi: I kanë përqendruar të gjitha punët në një dorë…

Faslli Zekthi: I ka të gjitha vetë…

Gazmend Bardhi: Ka një njeri me të cilin ndan lekët, ndërsa pjesa tjetër duhet të ngrohet në diell dhe të vuajnë nga mëngjesi deri në darkë. Jo vetëm që ju ka munguar mbështetja, por edhe ju kanë sulmuar.

Faslli Zekthi: Po po, sulmuar komplet! Dhe këta punëtorët këtu, që mbajmë katër a pesë punëtor, ore nuk të lënë ata, vijnë na kontrollojnë, i keni me sigurime…

Gazment Bardhi: Laku në fyt pra. Po bërtasin sikur po bëjnë shtet vet, por po vjedhin me lopatë. Biznesit i venë lakun në fyt. Ky ka qënë realiteti prandaj po shkon çdo biznes në faliment. Kemi parë çdo biznes në Belsh, çdo dyqan, dhe çdo njeri që ngrihet nga mëngjesi e deri në dark kishte bërë zero lek xhiro, jo me fitu ndonjë lek, por zero lek xhiro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *