Finalizohet marrëveshja për blerjen e vaksinës kineze Sinovac. Ky hap do te mundesoje vaksinimin masiv  te populllatës ne vendin tone. Lajmin  e ka bëre te ditur ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastriliu nga qëndra e vaksinimit të mësuesve në Kamëz.

 

OGERTA MANASTIRLIU

MINISTRE E SHENDETSISE DHE MBROJTJES SOCIALE

 

“Sot finalizojmë edhe aktin normativ për vaksinat, të cilat jemi duke blerë nëpërmjet distribuotrit të autorizuar dhe besoj që javën që vjen fillojmë vaksnimin masiv.Këtu në Kamëz kemi rreth 1000 mësues, të cilët janë duke u vaksinuar. Sot kalojmë besoj mbi 16 mijë mësues të vaksinuar. Ndërkohë që janë mbi 52 mijë vaksinime të kryera në të gjithë vendin

 

Sipas kryeministrit Edi Rama vaksinimi masiv I popullsise pritet te nise me moshen e trete.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER

 

Fillimi i vaksinimit masiv për gjyshërit dhe gjyshet është fiksimi, ambicia dhe gjithë qëllimi i vajtjes time në punë gjatë gjithë kësaj periudhe, me ndihmën e Zotit, të miqëve dhe këmbënglujen tonë, besoj që lajmi i mirë do të dalë nga goja më në fund, edhe pak fare”.

 

Nderkohe ne gjithe vendin vijon vaksinimi I pedagogeve dhe mesuesve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *