Policia e Shtetit ka reaguar pas deklaratës së ish-kryeministrit Sali Berisha se tarraca e selisë së PD është mbushur me gardistë dhe forcat RENEA.
Në njoftim theksohet se Policia e Shtetit nuk ka pasur asnjë trupë të vetme në territorin e PD dhe se nuk ka asnjë lidhje me akuzat e bëra nga ish-kryeministri.
“Përsërisim me keqardhje se përgojimi i Policisë së Shtetit në debatin e brendshëm të një partie politike nuk i shërben as ligjit, as shoqërisë dhe as të vërtetës. Policia e Shtetit nuk ka pasur asnjë trupë të vetme në territorin e asaj partie. Policia e Shtetit nuk ka asnjë lidhje me akuza apo pamje të servirura në media, nga aktorë të caktuar politik dhe mediatik. Policia e Shtetit kryen detyrën e saj konform ligjit dhe misioni i saj nuk e përfshin kurrsesi ndërhyrjen në çështjet politike apo mes palëve politike.”
ju jeni të.çmëndur. Putini do të marrë atë që do nga Trump. Evropa do të detyrohet ti shkojë pas Trump e mos të bëjë deklarata idiote si në WEF.