Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shpallur gardën revolucionare të Iranit një organizatë terroriste.

Hapi i fundit vjen në vazhdën e një përpjekjeje të uashingtonit për të rritur presionin, për shkak mbështetjes që Teherani i jep aktivitetete terroriste.

Presidenti Trump tha në një deklaratë se “ky hap i pashembullt, i drejtuar nga departamenti i shtetit, njeh realitetin se irani nuk është vetëm një mbështetës i terrorizmit, por edhe që rojet revolucionare marrin pjesë aktive në terrorizëm, e financojnë dhe e nxisin atë si mjet të politikës shtetërore.”

Kjo është hera e parë që SHBA-të shpallin një pjesë të një qeverie tjetër organizatë të huaj terroriste. Vendimi pritet të hyjë në fuqi brenda javës.

Menjehrë pas deklaratës së Trump, ministri i jashtëm iranian ka reaguar ashpër duke thënë se forcat ushtarake në lindjen e mesme janë organizata terroriste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *