Kanë mbetur vetëm pak orë nga ianaugurimi i presidentit i zgjedhur joe Biden dhe zyrtarët e sigurisë njoftuan se kanë marrë të gjitha masat e duhura për të parandaluar sulme të mundshme.

Si asnjëherë më parë, zonat rreth Kapitolit dhe rrugët në qendër të Uashingtonit janë mbyllur për publikun. Ambientet janë rrethuar me gardh të lartë me tela me gjemba, ndërsa janë vendosur dhe 25 mijë trupa të gardes kometare për të siguruar një ceremoni pa trazira.

 

Autoritetet kanë mbyllur gjithashtu Shetitoren Kombëtare si edhe rrugët ne disa stacione metroje në qendrën e qytetit. Edhe urat që lidhin Virxhinian me Uashingtonin janë të bllokuara.

 

“Një inaugurim si asnjë herë më pare në historinë e  shteteve të bashkuara” kështu është cilësuar 20 janari, pasi presidenti Donald Trump nuk e ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve te 3 nentorit.

 

Kreu i shtëpisë se bardhë ka paralajmeruar se nuk do të jetë i pranishëm në betimin e Biden ndërsa nuk ka uruar ende presidentin e ri, sic ndodh zakonisht. Trump ka planifikuar të largohet nga Uashingtoni të mërkurën në mëngjes, me një ceremoni të posacme. Ai do të shkoje  drejt avionit presidencial Air Force One për të udhetuar drejt rezidencën se tij në Florida.

 

Ndërkohë, 200 mijë fjamuj janë vendosur në në shesh për të zevendësuar ata persona që nuk mund të marrin pjesë në inaugurim për shkak të pandemisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *