Kompania e shpërndarjes së energjisë elektrike, OSHEE ka siguruar energjinë që nevojitet për konsum, me rastin e festave të fundvitit, duke garantuar se nuk pritet të ketë ndërprerje.

 

Drejtori Elton Sevrani në një intervistë për Vizion Plus thotë se gjatë javës së fundit të dhjetorit deri më datën 3 janar, një numër call center që  funksionon 24 orë është vënë në dispozicion ku çdo abonent mund të kontaktoje për avaritë e mundshme. Ndërsa janë në gatishmëri rreth 1500 punonjës teknik.

 

E gjithë energjia aktualisht sigurohet nga prodhimi vendas, nga korporata elektroenergjitike si dhe nga hecet private. Kontrata e importit janë anuluar, ndërsa në janar për shkak edhe të uljes së parashikuar atë temperaturave, pritet një rritje konsumit për rrjedhoje OSHEE do të rikthehet në treg për import.

 

Por 2029 mund të konsiderohet një vit i vështirë për energjinë, për shkak të thatësirës. Ky vit ishte njësoj si 2017, ku fondi për import të energjisë është tejkaluar duke cenuar investime e reja të kompanisë

 

Thatësira e gjatë e këtij viti është një nga shkaqet që dha ndikim negativ edhe në prodhimin e brendshëm bruto, duke tkurrur rritjen ekonomike në 6 mujorin e parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *