Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri ka ngritur shqetësimin lidhur me kandidaturat për kryetar të PD, nëse do të ketë një garë në muajt e ardhshëm.

 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kulluri thotë se disa persona të spikatur në PD thonë se do të kandidojnë vetëm nëse Berisha tërhiqet nga gara.

 

Sipas tij, kjo përgjigje mbart një problem të madh për PD dhe ata vetë. Mes të tjerash Kulluri shkruan se krizat kërkojnë burra dhe gra me kurajo e jo llogaritarë të vegjël që rrijnë pas cepit me llastiqe në dorë.

 

“Prej 2 muajsh disa persona te spikatur ne PD jane pyetur publikisht ose privatisht nese “do kandidojne per kryetar te PD” nese do kete nje gare ne muajt e ardhshem! Pergjigja ka qene “po u terhoq Berisha nga gara, do kandidoj”!

 

Kjo pergjigje mbart nje problem te madh per PD dhe keta vete! A kane dhe besojne keta individe ne nje projekt te tyrin per ate qe duhet te jete Partia Demokratike, apo duan te jene kryetare pa e ditur “pse” pervec arritjes personale?!

 

Nese besojne vertet ne disa vlera qe i mendojne si me te mirat, pse refuzojne ti perfaqesojne ne nje gare pavaresisht se ke kane perballe?!
A eshte kthyer PD ne trampoline ambiciesh pa ide dhe zgjidhje per te miren publike apo duhet te jete e kunderta?! Kush eshte politikan duhet te luftoje me cdo cmim per arritjen e qellimeve politike tek te cilat beson!

 

Perndryshe te vazhdojne te mbajne fort karrigen e deputetit apo partise! Sepse politikane nuk jane!
Krizat kerkojne burra dhe gra me kurajo e jo llogaritare te vegjel qe rrijne pas cepit me llastiqe ne dore!!!”, shkruan Kulluri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *