Subscribe

Parku i Liqenit te Farkës ketë fundjave është kthyer ne nje destinacion argëtues per qindra te rinj e familjare. Per here te pare bashkia ka organizuar garën e “Triathlon-it, nje sport qe bashkoi tre disiplina, not, çiklizëm dhe vrap.

 

Erion Veliaj gjate hapjes se eventit sportiv, ftoi te huajt te vizitojnë Tiranën.

 

“Jam shumë i lumtur që Lonely Planet e ka renditur Tiranën si një nga dhjetë qytetet më të mira për t’u vizituar në Europë. Kjo do të thotë se puna që kemi bërë bashkë, jo vetëm bashkia, por i gjithë qyteti me 1 milion banorë, ia kanë rritur emrin Tiranës, që sot është një nga dhjetë qytetet më të vizitueshme në Europë.”

 

Gara e pare e Triathlon-it do te kthehet ne tradite per Tiranën, ndërsa liqeni i Farkës tha Veliaj do te jete po aq popullor sa parku i liqenit te Tiranës.

 

“ Po të shikoni gjithë perimetrin e Farkës, ka mbi 20 mijë pemë nga 126 mijë që kemi mbjellë. Por siç e dini, nuk mjafton vetëm infrastruktura, po nuk pati frymë, energji, njeriu që ta jetojë këtë park, s’ka kuptim. Në njëfarë mënyre ky është edhe një promovim i parkut të Liqenit të Farkës, i cili po kthehet në mushkërinë e dytë të Tiranës”

 

Në garën sportive morën pjese sportistë profesioniste e amatore pjesëmarrës dhe nga shtete te ndryshme te botes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *