Kthimi i qerpikëve është truku disa sekondësh në rutinën e bukurisë, që bën diferencën më të madhe. Edhe për minimalistët e kozmetikë, rimeli e kthyesja e qerpikëve është një domosdoshmëri. Ndonëse është një nga mjetet më të përdorura, sërish bëjmë gabime.

I ktheni qerpikët pasi i lyeni
Kjo gjë dëmton qerpikët dhe mund të nxisë këputjen ose rënien e tyre. Nëse dëshironi t’i ktheni për të dytën herë pasi i keni lyer, prisni derisa rimeli të jetë tharë mirë.

Pastroni furçën e rimelit në ujë të nxehtë për aplikim më të mirë
Nëse fijet e furçës së rimelit janë ngjitur, futeni në ujë të nxehtë derisa të pastrohet. Pastaj kriheni me një krehër, thajeni dhe përdoreni për të lyer qerpikët.

Ngroheni kthyesen e qerpikëve
Në mënyrë që qerpikët të kthehen më lehtë, ngroheni kthyesen me një tharëse flokësh.

Rimeli skadon pas 3 muajsh nga moment që hapet, pas kësaj kohe ai thahet dhe nuk mund të përdoret më.

Ashtu si lëkura apo flokët tuaj që kanë nevojë të hidratohen, e njëjta gjë ndodh edhe me qerpikët. Edhe ata kanë nevojë për hidratim të vazhdueshëm. Një hidratues qerpikësh, i forcon dhe parandalon këputjen e tyre. Përveç shumë alternativave të gatshme, gjithmonë mund t’u besoni produkteve  natyrale si vaji i ullirit, i kokosit apo i bajames. Aplikoni disa pika në qerpikët tuaj dhe shpëlajini pas 5 minutash. Nëse aplikohet rregullisht, pas 4 javësh mund të vini re ndryshimin./ Living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *