Komunikimi në botën modern ka ndryshuar shumë duke bërë që tashmë shumë njerëz të sfidojnë largësinë dhe të gjejnë urat e komunikimit më njëri-tjetrin.

 

Digjitalizimi ka një rëndësi të madhe si një formë e lehtësimit të komunikimeve edhe ndërmjet grupeve ndryshme, qoftë profesionale apo të shoqërisë, është edhe mbledhja e personave të caktuar për bisedë në një grup të vetëm.

 

Megjithatë, ekzistojnë disa gabime që njerëzit bëjnë, sipas hulumtimeve të realizuara nga Facebook në ‘Messenger’.

 

Sipas rezultateve, dy gabimet kyçe që bëjnë pjesëmarrësit e grupeve të bisedave është dërgimi i mesazheve të shumta përnjëherë, si dhe dërgimi i vetëm një ’emoji’.

 

Gjithashtu gabime të tjera të mëdha që mund të bëni përfshijnë thashethemet dhe përcjellja e personave në mënyrë të fshehtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *