Subscribe

Ish kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje publikisht Nuredin Dumanit, i penduar i drejtësisë, që të tregojë të gjitha të vërtetat.

 

Berisha theksoi se ato që tha Dumani i dinin të gjithë sa i takon bandës së Elbasanit. Sipas ish kryeministrit, fytyra e këtij shteti është Nuredin Dumani.

 

“Për shkak të vendimeve unifikuese, ky kërkon përgjegjësi penale për ata persona. bëhet amnisti për shkelës të rëndë të ligjit. Qeveria e Ramës ka hapur tenderin e madh të korrupsionit për tërheqjen nga rekurset për çështjet të ndryhsme të klientëve të saj që shkon mld euro në kurriz të taksave-paguesve shqiptarë. Është akt i pashembullt, akt madhor.

 

Ju bëj thirrje punonjësve të administratës që të denoncojnë publikisht çdo rast abuzim me këtë vendim. Ky është akt i paimagjinueshëm, por asgjë s’ka të paimagjinueshme në këtë vend, në këtë shtet, fytyra e të cilit është Nexhbedin Dumani. Një serial killer që po zbërthyet, e vlerësoj vendimin e tij për të rrëfyer por i bëj thirrje të rrëfejë çdo gjë, se deri tani absolutisht ska thënë gjë tjetër, veç atë që e kemi ditur të gjithë.

 

S’ka pasur asnjë dyshim se banda e Elbasanit dhe bandat e tjera kanë qenë fund e krye të lidhura me qeverinë. Se ato kanë pasur në xhep Prokurorinë e Elbasanit. I bëj thirrje Dumanit në emër të asaj që rifiton në vetëvete një njeri që rrëfehet. Se çfarë është një i penduar i drejtësisë? Është një njeri që vendos të rrëfehet në kuptimin moral, krimet që ai ka kryer për të shpëtuar shpirtin e tij. Kjo është e pranishme ky rrëfim. I bëjë thirrje që ta bëjë të plotë, ta bëj me guxim, pasi ka tendencë censure të rrëfimeve të tij tronditëse që dëshmojnë qartë atë çka thuhet nga mediat.” tha Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published.