Subscribe

Përplasja me armë mbrëmjen e të dielës në qytetin e Laçit u morri jetën dy kushërinjëve Erjon Jushi e Jani Jushi.

 

Vizion Plus ka mundur të sigurojë foton e dy viktimave ndërsa mësohet se njëri prej tyre ka qenë dhe ish-futbollist.

 

Kelvin Jushi, I cili së fundmi mbante emrin Jani Jushi, ka qenë futbollist I ekipit të Laçit dhe atij të Kastriotit.

 

Dy viktimat njiheshin si njerëz të qetë ndërsa Erjoni ishte dhe pronar I një lokali në qendër të qytetit të Laçit.

 

Shkak I ekzekutimit të dy të rinjëve u bë një konflikt I çastit në një lokal ku dy palët kanë dalë jashtë për t’u sqaruar.

 

Gjatë këtij momenti autorët, të cilët janë identifikuar nga policia si Markel Bushi 25 vjeç, Vincens Pali (Bushi) dhe Manuel Bushi 23 vjeç kanë nxjerrë armët duke detyruar viktimat që të largohen me vrap.

 

Por autorët I kanë ndjekur ata për rreth 100 metra dhe më pas kanë hapur zjarr drejt tyre.

 

Si pasojë e plagëve të marra dy viktimat kanë ndërruar jetë në një spital privat në Tiranë.

 

Sipas policisë, dy prej autorëve janë vëllezër dhe tjetri kushëri I tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *