Drejtori Rajonal i Spitalit të Beratit Idlir Frasheri dhe deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Gledion Rehovica, janë venë nën hetim nga policia, pasi me disa punonjës të tjerë të këtij spitali, akuzohen për “korrupsion në zgjedhje dhe përdorim te funksionit publik në veprimtari politike”. Lajmi u dha nga zv/kryeministrja teknike Ledina Mandia, e cila njoftoi dhe konstituimin e task forcës, e cila do të monitorojë administratën publike gjatë procesit zgjedhor.

 

Denoncimet në prokurori për përfshirje të administratës erdhën dhe nga ministria e arsimit. Për këtë u referuan materialet në prokurori për kreun e Drejtorisë Arsimore Rajonale Lezhë, si dhe për tre përgjegjës të zyrave arsimore në Librazhd Gramsh e Bulqizë.

 

Task forca e monitorimit të administratës ka në përbërje të saj titullarë të Ministrive të ndryshme si dhe përfaqësues të institucioneve të pavarura, konkretisht nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Prokuroria e Përgjithshme, Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil dhe Avokati i Popullit. Mbledhjet e kësaj task force do të jenë periodike ndërsa zv/kryeministrja apeloi për respektim të ligjit nga të e gjithë administrata shtetërore.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *