Subscribe

Në çdo takim të tijin elektoral kryeministri Edi Rama nuk lë pa sulmuar opozitën për fushatën zgjedhore që kjo e fundit po bën.

 

Në një takim në Lezhë, kreu i qeverisë i quajti grumbullime absurde pritjet që u bëhen përfaqësuesve të demokratëve.

 

Ai vuri në dukje se në këtë mënyrë rrezikohet seriozisht infektimi i popullsisë.

 

“Ajo që na takon është të bëjmë atë detyrë të thjeshtë të mos shkelim ligjin, të mos shkelim rregullat të mos shkelim kufirin etik të njerëzores për politikë dhe për vota duke i vënë njerëzit në rrezik dhe duke krijuar vatra infektimi përmes grumbullimeve absurde të papërgjegjshme që tregojnë se në fund të ditës politika nuk është çështje programesh, idesh dhe fjalësh është çështje karakteri dhe karakterin o e ke, o nuk e ke, ata nuk e kanë. Ato kanë një karakter të dobët që mishërohet në lidershipin e tyre. Ato japin shembullin më të keq të mundshëm, më absurd të mundshëm ndërkohë që e para gjë që duhet të bëjmë ne të japim një shembull shumë të mirë, në gjërat e thjeshta. Ne e kemi humbur trenin e historisë, pasi nuk e kemi zakon që tu kushtojmë rëndësi gjërave të vogla dhe pastaj humbim kohë pa fund në dëm të gjërave të mëdha. Kombet e mëdha fitojnë beteja me gjëra të vogla, dhe kjo është një pikë dalluese shumë e madhe. Ne nuk i zgjedhim kundërshtarët. Më i miri ndër të këqijtë, i kemi aty, ajo që ne mund duhet dhe do të bëjmë është që të përpiqemi të bëjmë zgjedhjet më të mira të mundshme kur marrim vendime dhe kur zgjedhim njëri tjetrin. Ne kemi bërë një zgjedhje shumë të mirë dhe të qartë, që njerëzit tanë të jenë të mbrojtur.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *