Një kapitull i ri pritet të hapet në fushën e inspektimeve në vend, ku duket se qeveria shqiptare është e vendosur për të vendosur sa më shumë të jetë e mundur kontrollet e vazhdueshme dhe mbivendosjen e tyre në biznese, si dhe korrupsionin e sjelljet e padenja të inspektorëve.

 

Ministri i shtetit për mbrojtjen e sipërmarrjes, Eduard Shalsi i cili ka qenë i pranishëm në një trajnim në qytetin e Korçës për inspektorët e bashkive Korçë dhe Pogradec, është shprehur se kjo është një reformë synon të vendosë kritere të qarta në rekrutimin e inspektorëve, të bazohet në sistemin e karrierës

 

“Kjo reformë synon të vendosë kritere të qarta në rekrutimin e inspektorëve, të bazohet në sistemin e karrierës, të vendosë standarde të qarta në metodologjinë e inspektimeve, si dhe të përdorë teknologjinë e informacionit për të përmirësuar edhe më shumë shërbimin ndaj biznesit dhe mënyrën e inspektimit. Ky trajnim është kryer më parë edhe me inspektorët e qarqeve Gjirokastër dhe Vlorë ndërkohë që pas Korçës do të vijojë edhe në qarqet e tjera të vendit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *