Një aksident ka ndodhur rreth orës 14:50 në aksin rrugor Gramsh – Cërrik, në fshatin Qerret të Gramshit.
Vizion Plus mëson se në aksident janë përfshirë një furgon dhe një kamionçinë. Paraprakisht dyshohet se përplasja ka ndodhur për shkak të qarkullimit me shpejtësi tej normave të lejuara.
Si pasojë e aksidentit, automjetet janë dëmtuar pjesërisht në pjesën ballore, ndërsa njëri prej drejtuesve ka pësuar dëmtime serioze dhe është dërguar në spitalin e Gramshit. Drejtuesi tjetër ka marrë lëndime të lehta.
Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. /vizionplus.tv