Aksi Lezhë-Fushë-Krujë vijon të ketë një mesatare të lartë të aksidenteve rrugore.

Mesditën e kësaj të mërkure një tjetër aksident është shënuar në kryqezimin e Shënkollit.

Një furgon është përplasur me një kamion. Për momentin raportohet për një person të plagosur që u dërgua me urgjencë në spitalin e Lezhës. Ai ishte pasagjer ne furgonin e përfshirë në aksident.

Shkak i aksidentit dyshohet te jete nderprerja e rruges nga kamioni!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *