Subscribe

Albana Vrioni, trajnuese ekzekutive, foli në emisionin e mëngjesit “7 pa 5” për fuqizimin e gruas në ekonominë shqiptare.

Në intervistën e saj për moderatorët, Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova, trajnuesja tha se në vendin tonë ajo sheh potencialin për integrimin e gruas në fushën e biznesit dhe politikës, por ka ende shumë për tu bërë.

Sakaq ajo tha se në mentalitetin shqiptar është ende i trashëguar stereotipi se gruaja e ka vendin më shumë në shtëpi dhe në familje se sa në drejtimin e biznesit.

Ajo vë re se ka më pak prezencë të grave në poste të larta të kompanive. Albana tha ndër të tjera se që një grua të jetë e suksesshme në familje dhe në karrierë ka nevojë për mbështetjen e partnerit, e njëjta gjë vlen edhe për burrat.

Albana Vrioini: Ajo që shoh në radh të parë është potenciali. Kur flasim për zhvillimin e gruas mjaft është arritur, por ka ende shumë për të bërë. Është rritur numri i grave në sipërmarrje të bizneseve dhe në poltikë. Neve vijmë nga një shoqëri socialiste ku nuk kishte biznse. Por mendësitë tona nuk kanë ecur në të njejtën shpejtësi. Neve kemi trashëguar faktin që gruaja u përfshi në edukim, por akoma trashëgojmë idenë segruaja ka më tepër vend në shtëpi, familje se sa në drejtimin e një biznesi. Ka pak prezencë të gruas në nivele të larta. Ka stereotipe gjinore jo vetëm në Shqipëri. Jam ekzekutiv coach dhe punoj me drejtuese të niveleve të larta në organizata ndërkombëtare, ne shikojmë shumë shpeh se burrat janë të prirur në zgjedhjet e burrave dhe gratë e lidhin rolin drejtues me burrat. Dhe gratë e kanë të ngulitur në mendje se prirja ime primare është te familja te shtëpia.

A mund të jesh nënë dhe grua e suksesshme në të njëjtën kohë?

Albana Vrioini: Absolutisht që po..është e mundur, pas një gruaje të sukseshme është një partner suportues, pra është një tango./vizionplus.tv/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *