Përsëritet ngjarja e disa muajve më parë në zonën D të minierës së Bulqizës. Një gropë e madhe është hapur në rrugë duke përpirë një segment te saj. Ndryshe nga muaj më parë, ku po në të njëjtin vend, humbja e tokës mori me vete edhe një minibus, këtë herë për fat ne momentin e ngjarjes nuk ka pasur automjete qe mund te rrezikoheshin.

 

Ende nuk dihen shkaqet e fundosjes së tokës në këtë pjesë të minierës së Bulqizës, por ekspertët dyshojnë që mund të vijë nga gërmimet e nëndheshme të galerive të kromit. Edhe pse gropa është rrethuar, pak metra më tej sheh gra të cilat punojnë në seleksionimin e kromit. Specialistët thonë se perimetri ku ka patur tri herë fundosjes të tokës në të njëjtën pikë, është me rrezik dhe se duhet bërë verifikim i plotë në mënyrë që të mos rrezikohet jeta e atyre që punojnë aty.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *