Subscribe

Rikthimi i Luiza Xhuvanit dhe Artan Imamit në skenën e Teatrit Kombëtar, ishte ftesa më grishëse e fundjavës së shkuar, por për të gjithë ata që nuk kanë mundur të gjejnë bileta, rrugëtimi i dramës “Lukrecia Borxhia” vijon ende.

 

Me një skenografi dhe elementë artistikë që e bëjnë këtë vepër t’i flasë shoqërisë shqiptare edhe pas shumë dekadash, “Lukrecia Borxhia” u bë shpejt edhe lajm në mediet franceze. Ndaj ftesa për të shkuar në teatër këtë fundjavë vlen edhe më shumë.

 

Nuk mungojnë alternativat edhe në Teatrin Eksperimental, që këtë fundjavë ngjit në skenë komedinë “General & Playboy”, për ata që nuk mundën ta shijojnë në teatrin Metropol. Edhe ky një rikthim tek regjia për Bujar Kapexhiun.

 

Fëmijët kanë mundësi këtë fundjavë t’i rikthejnë prindërit në fëmijërinë e tyre, pasi skena eksperimentale sjell edhe “Mbretin Luan”.

 

Pas nuk ngelet as arti vizual, që në Galerinë Kombëtare na përcjell ekspozitën me fotografi të gjermanit Julius Eb gjatë rikthimeve të tij në Shqipëri dhe atë të Rapsodive që vijnë nga një artist shqiptar që jeton e punon në gjermani.

 

“Watercolor Rapsody” nga Agron Hasanaj është në fakt ekspozita më e re e hapur në galerinë e Universitetit të Arteve që ju fton në një botë ngjyrash dhe emocionesh të trashëgimisë kulturore.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *