Subscribe

Fundjavat në Morinë dhe në rrugën e kombit vijojnë të shoqërohen me fluks të lartë të lëvizjes së automjeteve te vogla dhe autobuzë me destinacion bregdetin shqiptar.

 

Që në orët e para të mëngjesit në doganën e Morinit nga policia kufitare shqiptare është punuar me procedurë të thjeshtëzuar për të shmangur radhët dhe qëndrimet në doganë.

 

Por, problem  në fundjavë mbeten automjetet e transportit të mallrave drejt Kosovës. Ata që nuk arrijnë të kalojnë kufirin deri në orën 16.00 të pasdites së të premtes u duhet të qëndrojnë në kufi.

 

Qëndrimi i tyre krijon radhë kilometrike që arrinjë  deri në afërsi të fshatit Morinë. Kjo për arsye se dogana e Kosovës, në fundjavë nuk punon për përpunimin e automjeteve të tonazhit të rëndë. Prej kohësh ky  është problemi më shqetësues për drejtuesit e këtyre automjeteve dhe biznesmenët.

 

Gjatë qëndrimit  atyre  u shtohet jo pak kostoja e shpenzimeve dhe mungesë të  qarkullimit të mallrave. Atyre iu duhet të presin deri të hënën për të hyrë në Kosovë.  Unifikimi i sistemit doganor mbetet ende një tentative për t’u aplikuar nga qeveritë e dy vendeve.

 

Unifikimi doganor tepër i kërkuar nga bizneset si në Shqipëri dhe Kosovë ,pritej të përfundonte brenda gjashtëmujorit të parë të këtij viti. Por, mesa duket  transportuesit e mallrave do vijojnë  pritjet gjatë fundjavave deri në fund të këtij viti si pikë e parealizuar e marrëveshjes  mes dy qeverive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *