Këshilltari mediatik i qeverisë, Endri Fuga reagoi pas sulmeve të demokratëve për një udhëtim të kryeministrit Edi Rama në Paris këtë fundjavë.

Fuga sqaroi se udhëtimi është kryer për arsye pune, ndërsa nuk la pa thumbuar kundërshtarët politikë.

“E turpshme akuza për udhëtimin 24orësh të KM në Paris me avionin, që siç e kemi sqaruar publikisht, përdoret veç për arsye pune, bazuar në një marrëveshje të posaçme me AIR ALBANIA pa qëllim fitimi. Ata që akuzojnë mesa duket vetëm këto që shpifin për ne kanë bërë kur qeverisnin!”

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi akuzoi Edi Ramën se ka përdorur “Air Albanian” si charter personal për të udhëtuar në Paris pa lajmëruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *