Pas përfundimit të protestës së organizuar nga Aleanca për Teatrin Kombëtar, kryedemokrati Lulzim Basha ka dhënë një prononcim për mediat, ku deklaroi mbështjen që do të ofrojë PD ndaj çdo proteste që do të zhvillohet.

Basha tha nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” se shembja e Teatrit Kombëtar është fillimi i fundit të pushtetit të kryeministrit Edi Rama, ndërsa theksoi se fundi i kreut të qeverisë do të jetë i shpejtë.

Lideri demokrat përsëriti se PD do ta mbajë fjalën për rindërtimin e Teatrit në vendin ku ishte dhe dërgimin prapa hekurave të personave që urdhëruan dhe ekzekutuan aktin për shembjen e godinës.

“Të gjitha protestat dhe kudo që të ketë protesta PD-ja do të jetë në krah të tyre. Shpresa e Edi Ramës se përmes frikë dhe terrorit do të shuante shpresën mori fund. Shkatërrimi i Teatrit është fillimi i fundit të tiranisë dhe teatrit që Rama ka luajtur 7 vjet. Ky fund do të jetë i shpejtë dhe clirmtar. Unë dhe PD-ja i qëndrojmë kontratës për rindërtimin e Teatrit në vendin ku ishte si ishte dhe dërgimin prapa hekurave të atyre që janë përfshirë. Nuk do të kenë kohë të vjedhin 30 milionët eurot e shqiptarëve, koha e tyre po mbaron, deklaroi Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *