Në Paris u përkujtua këtë të hënë 101 vjetori i përfundimit të luftës së parë botërore. Presidenti Emmanuel Macron drejtoi ceremonitë zyrtare të cilat nisën në harkun e triumfit.

 

“Armëpushimi i datës 11 nëntor 1918, ora 11, shënon pezullimin e betejave të Luftës së Madhe. Le të mos harrojmë kurrë sakrificat e bëra nga ushtarët tanë, të cilët vdiqën për Francën. Le të mos harrojmë kurrë mësimet e historisë, rreziqet e përçarjes dhe tërheqjes.” – tha shefi i elizesë.

 

Mbi një shekull më parë, aleatët nënshkruan një marrëveshje për të ndalur luftimet me Gjermaninë e për t’i dhënë fund betejave.

 

Lufta e I Botërore u  konsiderua si  një makineri vdekjeprurëse pasi industrializimi dhe mekanizimi kishin revolucionuar gjithcka. 40 vende u përfshinë në këtë luftë që shkaktoi rreth 11 milionë të vdekur, e 20 milionë të plagosur, të gjymtuar e të verbuar.

 

Pas 1500 ditë luftimesh, Gjermania dhe aleatët e saj kapitulluan. Katër fuqi të mëdha u prishën. Ato u thyen, u shpërbënë në kombe më të vogla ose u zhdukën tërësisht nga harta: Perandoria Gjermane, Austro-Hungaria, Perandoria Osmane dhe Perandoria Ruse.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *