E premte, 9 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:30 Në vijim ora 01:30: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Fund stresit/ Shoferët e huaj mund ta paguajnë gjobën në dorë

Shoferët e huaj që shkelin kodin e qarkullimit rrugor tashmë do të kenë mundësi që të paguajnë gjobë në rast se u pezullohet patenta në Shqipëri.

 

Reklamë

Kuvendi miratoi të merkuren pas gati një viti, ndryshimet e propozuara nga deputeti socialist Pjerin Ndreu.

 

Reklamë

Amendamentet e propozuara në nenin 127, të pikës 3, të Kodit Rrugor u miratuan me 90 vota pro.

 

Tashmë të gjithë, turistët e huaj apo dhe qytetarët e Kosovës nuk do të mund të presin në rradhë për të marrë patentën në rast pezullimi në territorin shqiptar por do mund ta evitojnë duke paguar një gjobë.

 

Vetë deputeti Pjerin Ndreu shprehu falenderime për deputetët që miratuan këto ndryshime.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë