Subscribe

Edhe në Lushnje, ku u takua me simpatizantë demokratë, lideri i opozitës Lulzim Basha bëri thirrje që qytetaret t’u bashkohen protestave për rrëzimin e qeverisë. Kreu i PD tha se bandat kanë marrë në dorë fatin e qytetit.

 

“247 biznese  të mbyllura javën e parë të janarit. 13 mijë të mbyllura gjatë vitit të kaluar, po të heqësh të shtunat e të dielat, i bie që janë mbyllur 50 biznese në javë. Edi Rama i ka shpallur luftë njerëzve të thjeshtë të këtij vendi. Rinia është në dëshpërim dhe 70% e atyre që largohen janë të moshës 19 deri në 35 vjeç. Fermerët shqiptarë asnjë kacidhe nuk kanë parë dhe asnjë mbështetje nga shteti.”  

 

Për liderin e opozitës, protesta e 27 janarit do t’i japë qeverisjes së Ramës dhe aleancës së tij me krimin,  goditjen përfundimtare.

 

 “Pjesëmarrja masive në protestën e 27 janarit është sinjali më i qartë, treguesi më i drejtpërdrejt për çdo shqiptar, për zullumqarët dhe për miqtë e Shqipërisë, se ora e Edi Ramës në Shqipëri ka marrë fund. Se një orë e re ka nisur të trokasë. Dhe se ky vend dhe qytetarët e këtij vendi nuk e pranojnë më aleancën me krimin dhe janë të vendosur t’i shkojnë deri në fund betejës për Shqipërinë evropiane.”

 

Kryetari i Partisë Demokratike u shpreh se me largimin e Ramës, do t’i hapet rruga zbatimit të reformës në drejtësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *