Kërkimet për gjetjen e 29-vjeçarit Ardit Beshiri i cili u rrëmbye bashkë me mjetin eskavator teksa po punonte në një stog minerali në zonën e njohur si Qaf Burrel të Klosit, vijojnë pa ndërprerje.
Grupeve të kërkim-shpëtimit i janë shtuar edhe ekipe nga Forcat e Sigurisë së Kosovës të cilët kanë mbërritur këtë të mërkurë pranë vendit ku po zhvillohen kërkimet.
Deri tani nuk është gjetur asnjë shenjë e 29-vjeçarit, por vetëm mbetje të mjetit eskavator me të cilin ai po punonte në momentin që u rrëmbye nga rrjedha e ujit dhe inerteve si pasojë e çarjes së një prej rezervuarëve të filtrimit të ujit.
Kërkimet po bëhen me mjete të rënda, me krahë nga ana e ushtrisë si dhe me anë të disa aparaturave që detektojnë trupa nën tokë.
Ardit Beshiri ka qenë duke punuar me eskavator, në stokun e fabrikës së përpunimit të kromit, e cila muajt e fundit shfrytëzohej nga një shoqëri kineze.
Në rrethana ende të paqarta është çarë rezervuari dhe nga vërshimi i ujit dhe inerteve, i riu ka humbur jetën.
/vizionplus.tv





