Kryedemokrati Lulzim Basha përmbylli këtë të premte takimin elektoral të PD në Tiranë.

 

Nga sheshi “Nënë Tereza”, kreu i demokratëve deklaroi plot bindje se dita e fitores po afron dhe se ndryshimi është vetëm çështje ore.

 

“Ende ka shpresë për Shqipërinë. Dita e demokracisë po afron. Të dielën vjen ndryshimi për këto në Shqipëri. Në zërin tuaj ushton numrin 9.

 

Basha tha se në 25 prill shqiptarët do të votojnë për ndryshimin dhe familjet e tyre, ndërsa e konsideroi Rilindjen një “pakicë babëzie”.

 

“Me praninë dhe masivitetin më të madh të 30 viteve, për fitoren më të thellë të 30 viteve. Për fëmijët tanë, shqiptarët e vegjël., shqiptarët e Shqipërisë si gjithë Evropa. Ditën e diel votoni numër 9. Vëllezër e motra, anembanë vendit është zgjuar shpresa, besimi, për të cilën bashkë kemi realizuar ëndrra të paprekshme. Unë jam krenar për ju, kam besim tek ju, sepse bashkë kemi ditur të bëjmë gjëra të mëdha, e që sot i gëzon çdo shqiptar. Ne ishim burrat dhe gratë që hoqëm vizat, që lidhëm kumbim, ne jemi sot këtu në këtë shesh dhe i gjithë ky gëzim, ngazëllim, është i jashtëzakonshëm, për mua, për ekipin tim të mrekullueshëm. Për t’iu shërbyer dhe të bërë realitet ëndrrat tuaja, ambiciet tuaja, për ta çuar Shqipërinë përpara, në gjirin e Evropës, asaj që i përket, aty do të jetë! Aty ku e do rinia shqiptare. Ne jemi këtu me një zotim, ndryshim, ndryshim për Shqipërinë, bashkë për numrin 9. Do të bëjmë të mundur arsimin e Shqipërisë, me investime të huaja që do i kthejnë sytë nga vendi i bekuar i bijve dhe bijave të shqipes. Një dimër tetë vjeçar ka edhe dy ditë për ta mbyllur, unë e di që Tirana, kjo vulë kryeqytetase e ndryshimit do t’i prijë ditën e diel, pjesëmarrjes masive që orët e para të mëngjesit. Do t’i prijë me votë fitores më të shpejtë të shqiptarëve. Vëllezër dhe motra na kanë marrë gjithçka, një grusht njerëzish. Ata zhvatën dhe grabitën dinjitetin, vendit ia mbyllën portat e integrimit dhe për pak mendoi se u bë zot edhe i votës tuaj. Kjo nuk është Tirana e tyre, kjo është Tirana e tiranasve, e kryeqytetasve, e shqiptarëve, ky është vendi ynë dhe të dielën me votën tuaj do e rimerrni Tiranën e Shqipërisë dhe fatin tuaj duke votuar, numrin 9.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *