Në një kohë që kryeministri Rama ka paralajmëruar lehtësimin e masave kufizuese të Covid 19 në vendin tonë, për aktivitetet tregtare dhe ato sociale, edhe futbolli nuk mbetet pas. Federata shqiptarë ka bërë një hap konkrete duke i dërguar një shkresë zyrtare Ministrisë së Shëndetësisë dhe asaj të Sportit ku I kërkon rinisjen e aktivitetit futbollistik më 20 maj dhe ndeshjet e mbetura të luhen pa tifozë dhe në masa të rrepta sigurie. Paraprakisht federata kërkon gjithashtu që stërvitja e ekipeve të nisë në datën 2 maj me model standart dhe pa kontakt fizik.UEFA një ditë më parë kërkoi që federatatat të bënin maksimumin përf mbylljen e kampionateve brenda datës 3 gusht duke sygjeruar formula si play off dhe mini-turne. Në rast se situate nuk e lejon, atëherë për kualifikimet në kupat e europës vlen klasifikimi aktual.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *